Shqipëria do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Pas mesdite reshjet do të ndërpriten në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në Veri dhe Verilindje deri në mesditë dhe më pas pasdite në pjesën juglindore.
Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa parashikohen ngrica në zonat malore.
Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon. Pasdite era pritet të kthehet nga Veriperëndimi.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 7/11 shi diell
Kukës -0/10 shi bore diell
Lezhë 6/14 shi diell
Dibër -2/6 shi bore diell
Durrës 7/12 shi diell
Tiranë 7/12 shi diell
Elbasan 7/10 shi diell
Berat 2/15 shi diell
Vlorë 6/15 shi diell
Korçë 2/8 shi bore diell
Gjirokastër 8/9 shi diell
Sarandë 10/13 shi diell. /Telegrafi/
/Telegrafi/