Site icon Telegrafi

Mot me diell

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe re të shpërndara. Temperatura minimale do të luhatet në mes 13C deri 16C, kurse maksimalet e ditës do të luhaten në mes 27C deri 29C. Do të fryj erë nga veriu me shpejtësi 1-7m/s.

Të premten dhe ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe me ngritje të lehta të temperaturës.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri 15C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 31C. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi e lehtë dhe mesatare./Telegrafi/
 

Exit mobile version