Moti i ligë përcjellur me breshër sot kaploi qytetin e Prespës.
Vendet më të prekura nga stuhia me breshër ishin fshati Jankovec dhe Izbishta. Sipas bujqve, breshëri shkaktoi dëme të mëdha.
Prodhuesit e mollëve thanë se dëmin nga breshëri do ta konfirmojnë për disa ditë. Ndërsa më të moshuarit e Prespës thonë se nuk mbajnë mend që ka pasur breshër në muajin tetor./Telegrafi/