Moti për të enjten parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, në Shqipëri era e vrullshme do të humbë intensitetin e saj e po kështu do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat e lehta.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-10m/sek.
Valëzimi në det, do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0.6-1.2 metër.
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/11 diell
Kukës -3/9 diell
Lezhë 2/15 diell
Dibër -4/6 diell
Durrës 1/15 diell
Tiranë 1/15 diell
Elbasan 1/15 diell
Berat 0/15 diell
Vlorë 3/16 diell
Korçë -3/7 diell
Gjirokastër -1/15 diell
Sarandë 5/16 diell. /Telegrafi/