Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bënë të ditur se moti në Shqipëri për të martën parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Ngrica të forta parashikohen në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 3-18 m/sek, por herë pas here e vrullshme dhe me rrahje në brigjet detare deri në 22 m/sek.
Temperaturat do të sillen nga ato minimale në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 16 gradë Celsius. /Telegrafi/