Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare dhe transparente në të gjitha qarqet e vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8 m/s. Në zonat luginore do të ketë mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Deti parashikohet i forcës 2 ballë, me lartësi vale 0.7 metra.
Temperaturat:
Shkodër 14/26 diell
Kukës 10/23 diell pak re
Lezhë 13/27 diell
Dibër 10/23 diell pak re
Durrës 14/27 diell
Tiranë 14/28 diell re
Elbasan 14/28 diell re
Berat 11/29 diell pak re
Vlorë 15/27 diell re
Korçë 9/21 diell re
Gjirokastër 7/28 diell re
Sarandë 14/28 diell re. /Telegrafi/