Telegrafi

Mot i kthjellët në Shqipëri, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Foto: Ilustrim

Në Shqipëri sot do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta deri në 37 gradë Celsius.

Sipas Meteoalb, paraditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin.

Por pas mesditës, vranësirat kalimtare do të bëhen më të dukshme në zonat malore, ku në veri do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu.

Ndërsa pjesa më  e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /Tch/Telegrafi/