Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar se moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët deri në mesditë. Më pas do të ketë shtim vranësirash të pakta dhe mesatare në të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të marrin karakter të dendur.
Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Ngrica në orët e mëngjesit deri në zonat e ulëta.
Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore.
Era do të fryjë Juglindje-Lindje 1-12m/sek kryesisht në bregdet. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër -2/11 re diell
Kukës -5/3 re diell
Lezhë -2/11 re diell
Dibër -7/3 re diell
Durrës -2/13 re diell
Tiranë -2/11 re diell
Elbasan -2/11 re diell
Berat -3/11 re diell
Vlorë 1/12 re diell
Korçë -7/6 re diell
Gjirokastër -4/7 re diell
Sarandë 1/14 re diell. /Telegrafi/