Telegrafi

Mot i kthjellët dhe me vranësira në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Moti në Shqipëri sot është kryesisht i kthjellët ku do të dominojë ultësirën perëndimore, por vranësira të herëpashershme do të paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites.

Sipas MeteoAlb, pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9 gradë Celsius mëngjesi deri në 31 gradë Celsius mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./Telegrafi/