Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut prej disa minutash që përfshiu Tiranën.
Veliaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka publikuar numrat e policëve, zjarrfikësve si dhe urgjencës në rast se qytetarët ndihen në rrezik.
“Kujdes! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë në akset kryesore të Tiranës. Minimizoni lëvizjet teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara.Në rast rreziku/nevoje nr unik 112 ,Policia e shtetit 129, Policia Bashkiake 042419465, Zjarrfikësja 128, Urgjenca 127”, ka shkruar ai.
Veliaj ka thënë se me pak kujdes dhe kjo sfidë do të kalohet sikur çdo javë tjetër. /Telegrafi/