Moti i keq në dy anët e Adriatikut ka pezulluar lundrimin e trageteve natën e kaluar mes portit te Durrësit dhe atij të Barit e anasjelltas.
Tragetet e linjës kanë mundur të nisen vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.00 dhe pritet të mbërrijnë pas mesditës në portet respektive.
Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se në det të hapur dallgëzimi është 6 ballë, ndërsa në Gjirin e Durrësit deti regjistron forcën 5 ballë.
Edhe nesër parashikohet të vijojë era me drejtim nga jugu, ndërsa të mërkurën do të ketë ndryshim të drejtimit të erës, që do të fryjë nga veriu duke sjellë dhe ulje të temperaturave në zonën bregdetare. /TCH/