Moti për të martën parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë mjegull të dendur në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-10m/sek.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë, me lartësi vale 0.5-1.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 8/21 diell
Kukës 4/17 diell
Lezhë 6/21 diell
Dibër 4/17 diell
Durrës 11/23 diell
Tiranë 9/23 diell
Elbasan 9/23 diell
Berat 6/24 diell
Vlorë 12/23 diell
Korçë 2/17 diell
Gjirokastër 3/22 diell
Sarandë 12/24 diell. /Telegrafi/