Site icon Telegrafi

Mot i ftohtë sot në Shqipëri

Mbi territorin e Shqipërisë pritet që sot të kaloj një front i ftohtë shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1200 metër në Verilindje do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Sa i përket temperaturave në vlerat minimale dhe ato maksimale për nesër ato pritet të jenë:

Në zonat malore 0° deri 7°C

Në zonat e ulta 3° deri 16°C

Në zonat bregdetare 6° deri 17°C /a.g/

Exit mobile version