Site icon Telegrafi

Mot me diell, me vranësira mesatare

Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Do të fryjë erë e lehtë jugore, ndërsa UV indeksi do të jetë me vlerë .

Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 14 në perëndim, deri në 20 gradë celsius në pjesët qendrore të vendit. Temperaturat maksimale ditore do të sillen në intervalin prej 30 dhe 37 gradë, ndërsa në Shkup ato do të arrijnë në 36 gradë./Telegrafi/

Exit mobile version