Site icon Telegrafi

Mot me diell në Shqipëri, por temperatura në rënie

Moti në vendin tonë këtë të diel do të jetë me diell, ndërsa zonat malore do të kenë kalime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë rënie krahasuar me ato të javës, pasi mëngjesi ka shënuar 8 gradë Celsius.

Maksimalja pritet që të jetë këtë të diel 25 gradë Celsius, ndërsa në disa qytete do të variojë nga 16-19 gradë.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 4 ballë./TCH/

Exit mobile version