Mot i mirë pritet të mbizotëroj në territorin e Kosovës deri nga fundi i javës së ardhshme, njofton Prishtina Weather.
“Kryesisht me diell e ngrohtë në fillim të javës. Nga e enjta më shumë vranësira e rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu. Në javën e fundit të muajit prill, po paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm. Ditëve të para të javës edhe do të mbetet ende mot i ngrohtë, e do të ketë edhe më shumë diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave lokale, ku ditën e martë mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima rreth zonave malore”, njofton PW.
Ditën e enjte pritet të fillojnë vranësirat të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
“Nga dita e enjte do të fillojnë të shtohen vranësira, e gjasa të ulëta për riga lokale shiu priten përreth viseve malore. Gjithashtu edhe temperaturat pësojnë një rënie lehtazi nën vlera mesatare. Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Natën në mes së martës e mërkurës, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror për shkak edhe të mosqarkullimit të mirë ajror, e vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta. Pasditeve nën kushte të motit të kthjellët e me diell, rritje mund të ketë edhe të ozonit sipërfaqësor, që vende-vende edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo dhe të dobëta”, ka bërë të ditur PW.
Sipas Prishtina Weather temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 gradë celsius minimalet deri në 23 gradë celcius.
“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C”./Telegrafi/