Site icon Telegrafi

Mosvotimi i Trustit, AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar pas dështimit për ta miratuar në Kuvend tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetët e AAK-së thonë se janë zhgënjyer, duke pasë parasysh gjendjen që po përballen qytetarët.

“Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Nuk miratohet Projektligji që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti

Sipas tyre, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.

“AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar”.

AAK kërkoi dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

“Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet”./Telegrafi/

Exit mobile version