Telegrafi

Mosvjelja e rrushit 10 milionë euro dëme

Kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve Labinot Shulina, tha se është një tregues se kostoja e dëmeve nga rrushi i pavjelë më vreshtat e komunës së Rahovecit, mund të arrij shifrën deri në 10 milionë euro.

“Dëmet nga mosvjelja e rrushit sivjet mund të jenë katastrofike për 2.500 vreshtarë dhe 80 mijë banorëve të komunës së Rahovecit, të cilët bukët e sigurojnë nga kjo veprimtari”, tha Shulina.

Sipas tij qarkullimi vjetorë nga veprimtaria e rrushit në komunën e Rahovecit sipas llogaritjeve është 10 milionë euro. /Telegrafi/