Telegrafi

Mosvaksinimi i fëmijëve, shqetësim mes mjekëve

Të dhënat e mbledhur nga një studim mbi imunizimin në shkallë vendi, tregojnë se fëmijët e vegjël të cilët nuk janë vaksinuar mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet. Në studim u morën në shqyrtim rreth nëntë mijë fëmijë të moshave nga 19 muaj deri në 3 vjeç.

Mes vaksinave bazë që rekomandohen nga mjekët pediatër janë ato kundër difterisë, tetanosit, kollës së mirë, rubeolës, fruthit, meningjitit, poliomelitit dhe hepatitit B.

Nga viti 2003 deri më 2008, numri i prindërve që vonuan ose nuk pranuan vaksinimin e fëmijëve të tyre u rrit nga 22 për qind në 39 për qind. Kjo erdhi si pasojë e arsyeve të ndryshme, si p.sh. kur fëmija ishte i sëmurë; kur prindërit mendonin se vaksinat ishin të shumta; dhe dyshimet rreth efektshmërisë dhe shqetësimeve mbi pasojat anësore, përfshi autizmin.

Studimi arrin në përfundimin se punonjësit e shëndetit publik duhet të sigurojë më shumë materiale edukativë rreth vaksinave dhe të kontaktojnë rregullisht prindërit që ngurrojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. /VoA/