Telegrafi

Mosushqyerja në shtatzëni dëmton fëmijën

Specialistë nga Universiteti Teksas pohuan se një ushqyerje e shoqëruar me pak kalori ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës, ul nivelin e IQ-së dhe po ashtu në vitet në e ardhshme mund të shkaktojë probleme në sjellje tek fëmija.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, specialistët theksuan se në gjysmën e parë të shtatzënisë krahas qelizave që mbështesin trurin e fëmijës krijohen dhe shumë neurone. Një ushqyerje e mangët ndikon në frenimin e zhvillimit të neuroneve dhe të qindra gjeneve. /Telegrafi/