Një fotograf irakian ka publikuar fotografi të vjetra të qytetit të tij, Mosulit, për të treguar se si dukej dikur dhe pas ardhjes të organizatës terroriste ISIS.
Fotografitë e Akram Abdulwahab Agha, tregojnë urën Hurrya, Bab al-Tob, kishën e Saint Mary dhe al-Hadba Minaret dhe shumë objekte tjera historike, transmeton Telegrafi.
ISIS kishte pushtuar këtë qytet të vjetër në korrik të vitit 2014, kur edhe dëbuan qytetarët e krishterë dhe filluan të aplikojnë ligjin e Sheriatit.
Përveç krimeve që janë kryer ndaj civilëve, janë shkatërruar objekte shumë të vjetra që fshihnin historinë e këtij qyteti, me të vetmin qëllim që të shuhet tradita.
Militantët e ISIS-it, madje kishin djegur mbi 100 mijë libra në librari – shumica prej të cilave ishin të regjistruara në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë, UNESCO.
Megjithatë në korrik të vitit 2017, forcat e koalicionit arritën t’i dëbojnë nga ky qytet pjesëtarët e organizatës terroriste që nuk kursyen asgjë, duke filluar nga njerëzit e deri te objektet e vjetra. /Telegrafi/