Telegrafi

Mostrat e kafshëve në koleksionet Cavalli

Edhe pse e kemi parë edhe në revytë e Dries van Noten dhe Balmain, dhe për më tepër te koleksionet Gucci, D&G e Gianvita Rossi, mostra e lëkurës së leopardit lidhet me dizajnerin legjendar italian, Roberto Cavalli.

Magjistari fiorentin i modës, vite të tëra konsiderohet si mbret i eksploatimit të kafshëve të egra, të cilat thua se i ka në gjak.
Ne po ua prezantojmë koleksionet Cavalli me mostrat e zbukuruara nga kafshë të ndryshme, si leopardi e deri te mëngjesi i tij i preferuar – zebra. /Telegrafi/