Institucionet ende nuk zbulojnë se sa materie toksike janë derdhur nga cisterna e fabrikës ‘Ohis’.
Mostrat janë dërguar për analiza në MPB dhe po priten rezultatet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse era keqe mundoi një pjesë të qytetarëve, madje disa prej tyre u evakuuan, institucionet kompetente dërgojnë tone qetësues. Ata thonë se tani gjendja është nën kontroll dhe nuk ka rrezik ndaj shëndetit.
Ndryshe, nga Ministria e Mjedisit Jetësor thotë se nuk ka nevojë për panik dhe se gjendja në fabrikë është nën kontroll të plotë.
Organizatat joqeveritare kërkojnë përgjegjësi nga firma për dëmin e shkaktuar ndaj ambientit jetësor./Telegrafi/