Telegrafi

Mossuksesi në ndeshjet e fundit, Challandes: Të gjithë fokusin e kemi pasur te sfida ndaj Maqedonisë së Veriut

(Foto: Screenshot/FFK)

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjeve të muajit nëntor, ku e ka komentuar edhe periudhën pa fitore të skuadrës sonë.

Ai ka thënë se mungesa e suksesit në Ligën e Kombeve ka qenë si rezultat i përqendrimit te sfida e ‘play-offit’ kundër Maqedonisë së Veriut.

Atë përballje, ‘Dardanët’ e shihni si mundësi ideale për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian, pasi në rast të fitores, do të zhvillonin edhe një takim ndaj Gjeorgjisë për një vend në turneun e madh evropian.

Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi, pasi Kosova humbi nga Maqedonia e Veriut, dhe i gjithë ai fokus ka qenë në atë ndeshje dhe reagimi, sipas trajnerit ka qenë i vështirë.

“Gjithmonë kemi qenë të përqendruar te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, prandaj mbase nuk kemi bërë mirë në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Pas asaj ndeshjeje, ku nuk u paraqitëm si duhet, ka qenë e vështirë të reagojmë menjëherë, nuk ka qenë periudhë aspak e lehtë për ne…”, ka deklaruar Challandes.

Ai ka thënë se Kosova tash është në një fazë tjetër dhe këto takime do të shërbejnë si një parapërgatitje për fillimin e vitit të ri në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/