Telegrafi

Moss tregon se në fillet e karrierës, partneri i saj e fotografonte edhe në gjumë (Foto)

Supermodelja Kate Moss ka thënë se ajo ka “punuar si qen” në kohën kur ishte me ish-të dashurin e saj, Mario Sorrenti, pasi ata punonin për fotografitë e saj të mëhershme.

Moss ishte 18 vjeçare kur ishte në ishujt britanikë me partnerin e saj fotograf, për një javë për kampanjën e Calvin Klein të vitit 1993.

Kate Moss si 18 vjeçare

43-vjeçarja kujtoi se si Sorrenti, atëherë 20 vjeçar, e fotografonte atë edhe në gjumë për të marrë fotografi të përsosura, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Kate Moss fotografohet topless në helikopter (Foto, +18)

Ajo tha për revistën Harper’s Bazaar: “E dija që ishte një punë, por mendova se do të ishte edhe një kohë e mirë”.

Ajo sot është një prej modeleve më të famshme

“Mario punoi me mua si me një qen. Ai ishte më profesional se unë. Ai nuk u ndal duke marrë fotografi edhe kur isha duke fjetur”.

As ajo nuk e ka pasur të lehtë