Supermodelja Kate Moss ka thënë se ajo ka “punuar si qen” në kohën kur ishte me ish-të dashurin e saj, Mario Sorrenti, pasi ata punonin për fotografitë e saj të mëhershme.
Moss ishte 18 vjeçare kur ishte në ishujt britanikë me partnerin e saj fotograf, për një javë për kampanjën e Calvin Klein të vitit 1993.
43-vjeçarja kujtoi se si Sorrenti, atëherë 20 vjeçar, e fotografonte atë edhe në gjumë për të marrë fotografi të përsosura, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha për revistën Harper’s Bazaar: “E dija që ishte një punë, por mendova se do të ishte edhe një kohë e mirë”.
“Mario punoi me mua si me një qen. Ai ishte më profesional se unë. Ai nuk u ndal duke marrë fotografi edhe kur isha duke fjetur”.