Telegrafi

Mospjatimet e Bordit lënë pa shef PTK-në

Megjithëse në takimin e sotëm të Bordit të drejtorëve të PTK-së i cili ka përfunduar në orët e pasdites është dashur të zgjidhet Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë më profitabile në vend, burime të Telegraf-it bëjnë të ditur se anëtarët e Bordit, të cilët janë të propozuarit e LDK-së vazhdojnë të ngulin këmbë për Sabahudin Ramaxhikun ndërsa ata të PDK-së për Shyqri Haxhën.

‘Kjo është arsyeja pse është shtyrë emërimi në kohë të pacaktuar’, thonë burime të Telegraf-it.

Ndërkohë zyrtarë të kompanisë duke mos dashur të komentojnë asgjë lidhur me shtyrjen e këtij procesi, kanë pohuar se Bordi i drejtorëve është në proces të përzgjedhjes së Kryeshefit ekzekutiv të PTK-së.

‘Bordi i drejtorëve të PTK-së është në proces të përzgjedhjes së Kryeshefit ekezkutiv të kësaj kompanie’, tha për ‘Telegraf’, Menduh Abazi Menaxher për marrëdhënie me publikun në PTK.

Ndryshe intervistimi i kandidatëve për pozitë të Kryeshefit ekzekutiv të PTK-së është bërë pare dy javësh. Nga 44 kandidatë sa kanë konkuruar për këtë pozitë, vetëm 10 prej tyre kanë fituar të drejtën e vazhdimit të garës. /Telegrafi/