Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Në profilin e tij në “X”, euroteputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën, transmeton Telegrafi.
Në reagimin e tij, ai ka ritheksuar edhe një herë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.
“Republika e Kosovës i përmbush të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe i takon Këshillit të Evropës. Fundi i qetësimit të Vuçiqit tani.
Ndryshe, Kosova nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.
Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Telegrafi/
Today @coe Member States – with sadly a prominent role for ?????? – again burnt their credibility and bowed to Serbia.
The Republic of Kosovo fulfills all criteria, gained support of a large majority of Member States’ MPs and belongs in #CoE
End the appeasement of Vucic now. pic.twitter.com/wbhbAhbXrP
— Thijs Reuten ??? (@thijsreuten) May 17, 2024