Site icon Telegrafi

Mospajtime në KShZ për ueb aplikacionin për votuesit kontestues

Edhe pse në KShZ paralajmëruan se anëtarët pajtohen për mënyrën e re të kontrollit të 39.502 votuesve, në konferencën e sotme për shtyp sërish është vërejtur se anëtarë të caktuar kanë më tepër vërejtje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për Subhi Jakupin, anëtar i KShZ nga radhët e BDI, kontestuese është ajo që nuk ka afat deri kur do tu jepet përgjigje atyre votuesve të cilët do të vendosin që në mënyrë elektronike ti dorëzojnë të dhënat përmes ueb aplikacionit të komisionit.

Nga ana tjetër, Bedredin Ibraimi nga PDSh, konsideron se ueb aplikacioni është i pakuptueshëm dhe kërkon thjeshtësim që njerëzve tu mundësohet të paraqiten më lehtë.

Paraprakisht në konferencën për shtyp, Admir Shabani, këshilltar në KShZ, e ka sqaruar ueb aplikimin dhe ka thënë se thirrja publike do të prezantohet përmes programeve të RTV Maqedonisë.

Ai ka njoftuar se për informim, KShZ do të krijojë disa video klipe, ndërsa do të publikojë edhe pllakate.

“Të gjithë emrat e kontestuar do të ftohen përmes postës të lajmërohen në KShZ ose në njësitë rajonale më të afërta të Ministrisë për drejtësi dhe vetëqeverisjet lokale.

Ata do të kenë mundësi këtë ta bëjnë deri më 19 gusht. Gjatë paraqitjes qytetarët me vete duhet të kenë dokumente të vlefshme për identifikim personal”, ka deklaruar Shabani./Telegrafi/

Exit mobile version