Telegrafi

Mospagesa e rrogës shkak që shumë punonjës të lëshojnë TV Nova

Shumë gazetarë dhe stafi i TV Nova në mënyrë anonime janë ankuar për shkak të pagave të papaguara dhe të vonuara, por për herë të parë, gati një muaj nuk kanë marrë rroga, sepse të ardhurat për muajin marsi ende nuk është paguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën e kaluar nga udhëheqësia e TV Nova, punëtorëve u është thënë se nuk duhet të shqetësohen sepse aspektin financiar e kanë të garantuar, por deri më sot punët shkojnë edhe më keq, veçanërisht me rrogën e marsit, e cila nuk u është transferuar punonjësve në zhirollogari. Shumë punonjës e kanë lëshuar punën për shkak të rrogës.

Për komentim të rastit Faktor i është drejtuar TV Nova, e cila ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen në mënyrë elektronike por përgjigje ende nuk ka.

Përndryshe Sead Koçan hetohet nga PSP në rastin ‘Tender’ por deri më tani ka qenë i pakapshëm për shtetin dhe është arratisur, sipas burime jozyrtare, jashtë vendit. /Telegrafi/