Site icon Telegrafi

Mosmarrëveshje me gruan dhe nënën e saj, ia vë flakën shtëpisë

Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe vjehrrën e tij janë përleshur në mes veti duke i shkaktuar lëndime njërit-tjetrit, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djeg edhe banesën që kanë në Pejë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vend ngjarje dhe kanë lokalizuar-shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version