Australia i ka hedhur poshtë kërkesat territoriale dhe detare të Kinës për sa i përket Detit të Kinës së Jugut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi deklaroi se aneksimi i zonës nuk kishte “asnjë bazë ligjore”, pasi Kina sipas zyrtarëve ka përvetësuar pjesën më të madhe të detit.
Ndërkohë edhe SHBA i pati quajtur disa operime të Kinës si “të paligjshme” në atë zonë.
Përveç Australisë edhe vendet si Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë kundërshtuar vendimin e Kinës mbi aneksimin e zonës, derisa këto shtete janë grindur për dekada mbi këtë sipërfaqe.
Aneksimi i territorit nga Pekini i njohur si “linja nëntë palësh”, u pasqyrua me ndërtimin e ishujve,dhe krijimin e një infrastrukture të konsiderueshme ushtarake. /Telegrafi/