Çmimet e roamingut për Maqedoninë dhe Serbinë do të zvogëlohen nga muaji gusht, ndërsa vendimin për këtë do të merret gjatë kryesimit bullgar me BE-në, deklaroi ministri për Transport i Bullgarisë, Ivajlo Moskovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai pret së shpejti lirim të çmimit të roamingut dhe për vendet tjera nga Ballkani Perëndimor.
Moskovski informon se operatorët e telefonave celular nga Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia punojnë në mënyrë aktive për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Aktivitetet po vazhdojnë në koordinimi me euro-komisarin bullgar, Marija Gabriel e cila ishte nismëtare për çmime më të lira për roaming në rajon, me çka hapi mundësi që operatorët e telefonave celular të fillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes në mes vete rreth uljes së çmimeve. Ulje të çmimeve për bisedimet telefonike në mes shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe nga BE është një nga prioritetet e udhëheqjes bullgare me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/