Telegrafi

Moskë: Evropa mund të mbesë pa furnizim me gaz

Në letrën dërguar klientëve evropianë, shefi i Gazpromit, Aleksei Miller thotë se "kompania po bënë çdo gjë të mundshme për të menjanuar problemet e furnizimit të Evropës me gaz" por mosmarrëveshjet me Ukrainën mund të çojnë në ndonjë skenar të pafavorshëm.

Gazpromi ka kërcënuar se mund të ndërpresë furnizimin me gaz të Ukrainës nëse nuk paguhet borgji prej 2.1 miliard dollarë. /rel/