Telegrafi

Moska më shumë se dyfish rrit numrin zyrtar të vdekjeve nga COVID-19

Foto: Ilustrim

Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga COVID-19 në kryeqytetin rus për muajin prill.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Departamenti i shëndetit të qytetit tani thotë se 1.561 njerëz vdiqën nga sëmundja – dhe jo 639 siç u njoftua fillimisht.

Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte madje edhe rastet më të “diskutueshme”.

Gazetarët në Moskë kishin thënë se numrat zyrtarë ishin shumë të ulët, por ishin akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim.

Rusia aktualisht ka gati 380,000 infeksione të konfirmuara – numri i tretë në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Përkundër kësaj, numri zyrtar i vdekjeve zyrtare të Rusisë është vetëm 4,142.

Qeveria thotë se programi i testimit masiv të vendit është përgjegjës për atë shkallë të ulët të vdekshmërisë – por shumë besojnë se shifrat janë në të vërtetë shumë më të larta. /Telegrafi/