Site icon Telegrafi

Moska paralajmëron: NATO po përgatit një goditje globale në Rusi!

Moska paralajmëron se NATO është duke përgatitur një goditje të mundshme globale në Rusi dhe se po vendos forcat në ish-bazat sovjetike, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

“NATO po i aktivizon ish bazat tona sovjetike në Baltik, si dhe Rumani dhe Poloni, dhe po vendos njerëz aty”, ka thënë zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Mbrojtes dhe Sigurisë së Rusisë, Franc Klinceviç.

Ai paralajmëron se NATO në këto vende është duke e rritur numri i trupave për 19 herë, edhe pse, “objektivisht ky nuk duhet të jetë një numër i madh, dhe se rreziku nuk është ndoshta aq i madh”.

“Sigurisht, ne do të vëzhgojmë aktivitetin e Aleancës”, ka shtuar më tej Klinceviç. /Telegrafi/

Exit mobile version