Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.
Siç edhe është bërë e ditur, Trump dhe Putin do të zhvillojnë samitin një-ditor në Pallatin Presidencial në Helsinki derisa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe bisedime në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ndërkohë, përmes një postimi në Twitter Trump kishte shkruar: “Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, duke iu falënderuar budallallëkut amerikan dhe tani manipulimit të Gjuetisë së Shtrigave!”.
Dhe kësaj deklarate të tij i është përgjigjur edhe Moska zyrtare.
“Pajtohemi”, ka qenë përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, përmes një postimin në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/
We agree https://t.co/7l087Qwmj3
— MFA Russia ?? (@mfa_russia) July 16, 2018