Telegrafi

Moska kërcënon për gazin

Kievi duhet t’i paguajë Rusisë faturën prej 2.4 miliardë dollarësh, kur në fakt është gjunjëzuar nga kriza financiare.

E megjithëse po përpiqet të paguajë shumën, Ukraina kërkon t’i rezistojë me shumë forcë rritjes së çmimit.

"Kievit i ka ikur mendja! Shkoni një herë në Gjermani dhe kërkoni një mercedes falas,shihni çfarë përgjigje do të merrni", u shpreh kryeministri Putin.

Megjithatë, Putin tha se do të informojë kolegët evropianë përpara se të hedhë hapa.