Telegrafi

I moshuari vdes në holin e Kinemasë “ABC”

Një person i moshës rreth 70 vjeçare, ka ndërruar jetë sot në holin e Kinemasë “ABC”, në Rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. 

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rreth orës 16:00 Policia  ka marrë informatën se një person ka rënë në tokë pa ndjenja.

“Menjëherë pasi ka pranuar informatën, Policia së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e të moshuarit”, ka shtuar Ahmeti./Telegrafi/

Foto: Ilustrim