Një person i moshës rreth 70 vjeçare, ka ndërruar jetë sot në holin e Kinemasë “ABC”, në Rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rreth orës 16:00 Policia ka marrë informatën se një person ka rënë në tokë pa ndjenja.
“Menjëherë pasi ka pranuar informatën, Policia së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e të moshuarit”, ka shtuar Ahmeti./Telegrafi/
Foto: Ilustrim