Michael Garland Eliott ka vdekur i lumtur në moshën 75-vjeçe në apartamentin e tij në Oregon, pasi që bashkëshortja e kishte gënjyer që Donald Trump është rrëzuar nga pozita e presidentit të Amerikës.
Michael ka ndërruar më 6 prill i rrethuar nga të afërmit, fqinjët dhe miqtë, transmeton Telegrafi.
Bashkëshortja e tij Teresa Eliott 68-vjeçe, ka deklaruar se “miku i saj i ngushtë” dhe bashkëshorti ka ndërruar jetë duke dëgjuar fjalët e saj përmes telefonit.
“E kam ditur se ato ishin momentet e fundit të jetës. Kam dashur t’i ofroj mbështetjen finale”, ka shtuar Theresa.
Ajo ka shtuar për Daily Mail se Michael ishte “maniak i lajmeve” dhe se vazhdimisht lexonte gazetat, interesohej në internet se çfarë po ndodh në vend dhe botë, ngarkesë kjo që ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore dhe përfundoi në shtrat nga sëmundja e zemrës.
“Më së shumti e urrente Donald Trumpin dhe gjithçka çfarë ai propozonte. Në bisedën tonë të fundit telefonik i kam thënë se Trump është rrëzuar nga pozita e Presidentit, dhe më duhet të pranojë se edhe përmes telefonit e kam ndjerë njëfarë lloj lehtësimi në zërin e tij”, ka shtuar Teresa.
Ndërkaq kur është pyetur nga gazetarët nëse pendohet që i kishte kumtuar lajmin e rrejshëm bashkëshortit, ajo është përgjigjur duke thënë se nuk pendohet pasi e dinte se kjo do ta lehtësonte në momentet më të vështira. /Telegrafi/