Telegrafi

I moshuari shpëtoi pa u lënduar, pasi u pa i varur me kokë poshtë nga një ndërtesë 10-katëshe në Kinë

Një burrë i moshuar nga qyteti i Yantai, shpëtoi pa u lënduar, pasi u pa i varur me kokë poshtë, nga një ndërtesë 10-katëshe në Kinë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara gjerësisht në mediet sociale, tregojnë se si burri mbahet me një këmbë, ndërsa gjendet rreth 30 metra poshtë tokës.

Ndërkohë besohet se pensionisti rrëshqiti aksidentalisht nga dritarja, pasi ishte i vetëm në apartamentin e tij.

Ai u shpëtua nga autoritetet përkatëse, të cilët u thirrën në ndihmë nga fqinjët e të moshuarit. /Telegrafi/