Telegrafi

I moshuari përfundon në spital, e kafshoi miu në të pasme

Një ngjarje e çuditshme u regjistrua në Irlandë.

Një i moshuar përfundoi në spital pasi e kafshoi një mi në të pasme.

I moshuari ishte ulur në tualet kur u kafshua nga krijesa.

Një zyrtar tha se miu e sulmoi krejt papritur.

Ai ka paralajmëruar banorët që të kenë kujdes.

Këto ditë ka pasur një shtim të ndjeshëm të minjve në qytet për shkak të përmbytjeve. /gsh/