Një ish-veteran Alpin 81-vjeçar, i cili fitoi mirënjohje nga serenatat që ia kushtonte gruas së tij të prekur me coronavirus, po argëton tani shokët e tij të infektuar në një klinik tjetër afër qytetit verior të Italisë, Piacenza.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, Stefano Bozzini po luan fizarmonikën e tij për shokët e tij të sëmurë nga COVID-19 në qendrën virusit në Cortemaggiore.
Ushtari i vjetër nuk është në gjendje të rëndë, ndryshe nga gruaja e tij që vdiq nga ndërlikimet për shkak të COVID-19 në një spital në Castelsangiovanni, ku serenatat e tij u bënë të famshme.
“Ndonjëherë derisa po luaj instrumentin, njerëzit vijnë në dhomë dhe vallëzojnë”, tha ai.
Vajza e tij Lucia, kjo gjë e kishte ndihmuar atë si “moralisht ashtu edhe fizikisht”. /Telegrafi/