Në trenin që po udhëtonte nga Clitheroe për në Mançester të Anglisë, burri në moshë, i ka kërkuar një djaloshi që t’i hiqte këmbët nga ulësja.
Por, fëmija ka refuzuar t’i largojë dhe ka bërë sjellje të ulëta. Në atë moment, burri që besohet të jetë në të 70-at, ai ka përdredhur dorën djaloshit, ndërsa e ka qortuar ashpër, transmeton Telegrafi.
Në fotografinë që po bën xhiro në rrjete sociale, shihet pensionisti që e ndëshkon fëmijën në ‘stil të vjetër’, sepse nuk sillej si duhet.
Sipas një dëshmitari, djaloshi rreth dhjetëvjeçar, që udhëtonte me një moshatar, ka pasur sjellje mjaftë të ulëta, dhe nuk ka treguar aspak edukatë.
Policia ka konfirmuar se po e heton rastin, dhe është vënë në kërkim të burrit, që e kreu këtë ndëshkim. /Telegrafi/