Telegrafi

Mosha nuk ka rëndësi: Ja një listë e njerëzve që arritën gjëra të mëdha!

Helen Keller, në moshën 19 muajsh, u bë e shurdhër dhe e verbër. Por kjo nuk e ndali. Ajo ishte i pari person i shurdhër që u diplomua me një Bachelor of Arts.

Mozarti ishte shumë i aftë në piano dhe violinë; ai kompozonte që në moshën 5 vjeç.

Shirley Temple ishte 6 vjeçe kur u bë yll kinemaje në filmin “Sytë e shndritshëm”.

Ana Franku ishte 12 vjeçe kur shkruajti “Ditarine Ana Frankut”.

Magnus Carlsen u bë Mjeshtër i Madh i Shahut në moshën 13 vjeç.

Nadia Comaneci ishte një gjimnaste nga Rumania, që mori shtatë 10-pikësha dhe fitoi tre medalje të arta olimpike kur ishte vetëm 14 vjeçe.

Tenzin Gyatso u njoh zyrtarisht si Dalai Lama i 14 në nëntor 1950, në moshën 15 vjeç.

Pele, një yll i futbollit, ishte 17 vjeç kur fitoi Kupën e Botës në vitin 1958 në Brazil.

Elvis Presley ishte tashmë një yll i muzikës në moshën 19 vjeç.

John Lennon ishte 20 vjeç dhe Paul McCartney ishte 18, kur Beatles zhvilluan koncertin e parë në vitin 1961.

Jesse Ouens ishte 22 vjeç kur fitoi 4 medalje të arta në Berlin 1936.

Bethoven ishte një virtuoz i pianos në moshën 23 vjeç.

Isak Njutoni shkruajti “Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica” në moshën 24 vjeç.

Albert Einstein ishte 26 vjeç kur shkruajti teorinë e relativitetit.

Lance E. Armstrong ishte 27 vjeç kur fitoi Tour de France.

Mikelanxhelo krijoi dy skulpturat më të mëdha “Davidi” dhe “Pieta” kur ishte 28 vjeç.

Aleksandri i Madh, në moshën 29 vjeç, kishte krijuar një prej perandorive më të mëdha të botës së lashtë.

K.rouling ishte 30 vjeçe kur përfundoi dorëshkrimin e parë të Harry Potterit.

Amelia Earhart ishte 31 vjeçe kur u bë gruaja e parë që fluturoi e vetme mbi Atlantik.

Oprah Uinfrey ishte 32 vjeç kur nisi shfaqjen e parë televizive, e cila u bë më e vlerësuara e kohës së vet.

Edmund Hillary ishte 33 vjeç kur u bë i pari që ngjiste Malin Everest.

Martin Luter King ishte 34 vjeç kur shkruajti fjalimin “Unë kam një ëndërr”

Marie Curie ishte 35 vjeçe kur u kandidua për Çmimin Nobel në Fizikë.

Vincent Van Gog ishte 37 vjeç kur vdiq praktikisht i panjohur, megjithatë sot pikturat e tij vlejnë miliona.

Neil Armstrong ishte 38 vjeç kur u bë njeriu i parë që vinte këmbë në Hënë.

Mark Tuain ishte 40 vjeç kur shkruajti “Aventurat e Tom Sojerit” dhe 49 vjeç kur shkruajti “Aventurat e Hakëlberri Finit”.

Kristofor Kolombi ishte 41 vjeç kur zbuloi Amerikën.

Roza Parks ishte 42 vjeç kur refuzoi t’i bindet urdhrit të shoferit të autobusit për t’u ngritur nga karrikja dhe për t’i lënë vendin një pasagjeri të bardhë.

John F. Kennedy ishte 43 vjeç kur u zgjodh President i SHBA.

Henry Ford ishte 45 vjeç kur doli modeli i makinës Ford T.

Charles Darvin ishte 50 vjeç kur u botua libri i tij “Mbi origjinën e specieve”.

Leonardo Da Vinçi ishte 51 vjeç kur realizoi Mona Lizën.

Abraham Lincolni ishte 52 vjeç kur u zgjodh President.

R.R Tolkien ishte 62 vjeç kur doli Lord of the Rings.

Ronald Reagan ishte 69 vjeç kur u bë president i SHBA.

Nelson Mandela ishte 76 vjeç kur u bë president.

Bota.al