Site icon Telegrafi

Mosha mesatare te Kosova U-20 në të dyja konkurrencat është 18 vjeç

(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-20 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave garoi në garat ndërkombëtare, kurse më pas do të garojnë Kosova U-18 meshkujt dhe Kosova U-16 po ashtu te meshkujt, duke mos harruar edhe debutimin e Kosovës A (F) në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kosova U-20 (F) garoi në FIBA European Challengers në Shkup, duke u renditur në vendin e katërt në grup me një fitore dhe tri humbje. Por, mosha mesatare në ekipin e Kosovës ishte 17.83 vjeç.

Basketbollistja më e re ishte Astera Tuhina me 16 vjet.

(Foto: basketbolli.com)

Ndërkohë, Kosova U-20 (M) garoi në FIBA European Challengers në Sopron të Hungarisë, ku edhe pse nuk arriti asnjë fitore kishte moshën mesatare prej 18.25 vjeç, me lojtarë që premtojnë në të ardhmen dhe mund të jenë pjesë e kësaj grupmoshe edhe në dy vitet e ardhshme.

Basketbollisti më i ri ishte Genc Zeqiri me 16 vjet.

Exit mobile version