Telegrafi

Mosha jo gjithmonë çon peshë

Kazumi Izaki ka dy vajza 21 dhe 14-vjeçare, ndërsa vet do t’i mbushë qysh javën e ardhshme 45 vjet. Dorëzat e boksit për herë të parë i ka futur në duar në vitin 2001.

"Ka kaluar testin", ka njoftuar të premten Federata Japoneze e Boksit – JBC. "Kjo është leja e saj e parë e lëshuar nga JBC dhe ajo tani është boksierja më e vjetër profesionale në Japoni".

Sipas rregullave të JBC-së, kandidatët duhet të kenë më pak se 32 vjet, por Izaki ka marrë lejen për meçe boksi, pasi që para kësaj kishte fituar kampionatin japonez, por një kampionat i cili nuk është i njohur zyrtarisht.

Hiroaki Yokota deri më tani ka qenë boksieri më i vjetër japonez, por tani i ka 46 vjet dhe nuk dëshiron të ripërtërijë licencën e tij.