Site icon Telegrafi

Mosha është vetëm numër për Van Persie – I jep fitore skuadrës me një gol nga gjuajta e lirë, por pastaj përjashtohet me të kuq

Foto: joe.co.uk

Robin van Persie ka lënë shenjë në ndeshjen e fundit, si për të mirë, ashtu edhe për të keq.

35-vjeçari i dha fitore Feynoordit ndaj Vitesses me rezultat 2-1, teksa shënoi një gol të bukur nga gjuajta e lirë në minutën e 88-të.

Por, pak minuta pas goli ai u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Robin van Persie përkundër viteve vazhdon të jetë në formë të mirë © (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në shtatë xhirot e para në Eredivisie sulmuesi i njohur holandez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Pas kësaj fitore Feynoordi i tij renditet në vendin e tretë me 16 pikë, pesë më pak se PSV në pozitën e parë.

Vittese vazhdon në vendin e shtatë me nëntë pikë.

Van Persie në të kaluarën ishte pjesë e Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Fenerbahçes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=po0O23X5X1k

Exit mobile version