Ajo është një nga modelet më të pëlqyera edhe pse i ka kaluar të 40-tat.
Pamela Anderson ka udhëtuar së fundmi drejt Londrës, për të qenë e pranishme në eventin “Vivienne Westwood” të organizuar nga Kisha “St. James”.
Modelja 49 vjeçarje dukej në humor të mirë, teksa pati mundësinë që të takohet me disa prej figurave të famshme, të cilët diskutuan gjerë e gjatë për librin e saj të ri.
Anderson ishte shfaqur me një fustan mjaft modern, ngjyrë të bardhë me një rrip të zi në mes, i shkurtër deri në gjunjë për të nxjerrë në pah mjaft mirë këmbët e saj seksi.
Edhe pse nënë e dy fëmijëve, ajo me format trupore që ka, po iu bën mjaft konkurrencë edhe modeleve të reja. /Telegrafi/